Kevin Spacey paditet për sulme seksuale nga Anthony Rapp dhe një tjetër aktor, kur ata ishin nën moshë

10/09/2020 18:23

Dy paditë e reja seksuale ndaj aktorit tashmë famë-shuar vijnë për veprime që ai ka kryer në vitet 1980-të kur akuzuesit ishin minorenë.

Dokumentet gjyqësore thonë se Rapp e ka akuzuar publikisht Spacey se tentoi ta joshte atë në një apartament në New York në vitin 1986, kur ai ishte 14 vjeç ndërsa Spacey 26.

Rapp, i njohur për rolin në filmin Star Trek: Discovery, i ka bërë publike akuzat në tetor 2017 gjatë zgjerimit të lëvizjes #MeToo, kundër abuzimeve seksuale.

Asokohe Spacey tha se nuk e mbante mend incidentin por kërkoi falje për sjelljen “e gabuar  të nxitur nga alkooli”.

Në këtë rast aktori gjithashtu pranoi se është homoseksual, çka solli reagime të ashpra dhe fundin e karrierës së tij.

Akuzuesi i dytë të cilit dokumentet i referohen si C.D., thotë se e njohu Spacey në një kurs aktrimi kur ishte adoleshent.

Ai thotë se aktori e ftoi disa herë në shtëpinë e tij ku ata ishin përfshirë në “akte seksuale” ndërsa në vizitën e fundit Spacey akuzohet se tentoi ta sulmonte seksualisht.

Që prej akuzave publike të Rapp një numër akuzash të tjera janë bërë kundër Spacey, por shumica kanë dështuar.

FOTO GALERI
2/3
Rapp e ka akuzuar publikisht Spacey se tentoi ta joshte atë në një apartament në New York në vitin 1986, kur ai ishte 14 vjeç

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA