Gucci godet sërish, modelja më e re me sindromën Down po bën namin në rrjete sociale

10/09/2020 17:34

Në botën e modës jemi mësuar që kryesisht të shohim vetëm modele të bukura e me forma trupore perfekte, po së fundmi duket se edhe emrat më të rëndësishëm të kësaj industrie duan të përfaqësohen me figura të reja: djem dhe vajza të zakonshëm dhe larg imazhit të së përsosurës.

Shtëpia e modës Gucci përballet shpesh me kritika sa i përket zgjedhjeve që bën për të përfaqësuar të bukurën.

Ditët e fundit një tjetër imazh i kësaj kompanie lider është edhe 18-vjeçarja, Ellie Goldstein e cila punon si modele në kompani të ndryshme.

Ajo është me të vërtetë e bukur dhe jo vetëm për t’u parë. Vajza me sindromën Down përcjell vetëm pozitivitet me buzëqeshjen e saj të ëmbël. Qartazi dallohet arsyeja se pse është imazhi i përzgjedhur nga Gucci.

Imazhet e Ellie postuar në faqen zyrtare të Gucci-t në instagram kanë arritur plot 863 mijë pëlqime, që tregon se 18-vjeçarja është pëlqyer shumë nga shikuesit.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA