Flini më shumë se 10 orë në ditë? Mund të jetë shenjë e një problemi shëndetësor

10/09/2020 20:28

Nëse keni vërejtur se ju duhen më shumë se 9 orë gjumë për tu ndjerë të pushuar, kjo mund të jetë një shenjë se vuani nga një problem shëndetësor.

Sidomos nëse keni rënë për të fjetur në vende të paparashikueshme dhe në kohë të paparashikueshme.

Kjo është arsyeja pse është thelbësore të shikoni pak më thellë në shkakun e orëve të gjata të gjumit.

Në shumicën e rasteve, gjumi i tepërt neglizhohet, pasi shumica mendojnë se kjo është për shkak të orëve të gjata të punës.

Por duke mos i kushtuar vëmendje kësaj mund të çojë që ju të injoroni problemin e vërtetë i cili mund të ketë disa efekte anësore të këqija.

Mund të vuani nga hipersomnia

E kundërta e pagjumësisë, hipersomnia, është një gjendje e njohur për rritjen e kohëzgjatjes së gjumit gjatë natës ose ditës. Në fakt, vuajtja nga kjo gjendje mund të thotë gjithashtu që keni përgjumje gjatë ditës. Edhe kur flini më shumë se sasia e rekomanduar, me shumë gjasë do të ndiheni të lodhur dhe të rraskapitur.

Zemra juaj mund të jetë shkaku

Një nga shenjat se mund të vuani nga një sëmundje e lidhur me zemrën mund të jetë gjumi i tepërt. Kjo gjithashtu përfshin përgjumje gjatë ditës.

Duhet të konsideroni kontrollimin e tiroides tuaj

Ekzistojnë 2 lloje të çështjeve të tiroides që ndikojnë në gjumë. Ndërsa njëra prej tyre shkakton pagjumësi, tjetra shkakton gjumë të tepërt ose ndjenjën e të qenit i lodhur gjatë gjithë kohës. Hipotiroidizmi lidhet me gjumin më shumë se 10+ orë në ditë dhe mund të shkaktojë lodhje ditore dhe gjumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA