“Defekti” në sistemin e universiteteve/ Maturantët kërkojnë përgjigje. Ministria e Arsimit, hesht

10/09/2020 15:40

Maturantët rrezikojnë vijimin e studimeve të larta, pasi rezultatet e tyre në mënyrë të pashpjegueshme kanë ndryshuar në sistem. 

“Nga e 11-a shkova në vend të 86, këta po tallen me të ardhmen tonë”.

Ankesat e maturantëve ende nuk kanë marrë zgjidhje, ndërsa sipas përgjegjësve të sistemit U-albania nga ana e listave nuk ka patur asnjë parregullsi, në të kundërt rreth 250 titullarët e IAL-ve do t’ua përcillnin patjetër.

Por universitetet nuk merren me përzgjedhjen e studentëve, pasi kjo bëhet në mënyrë elektronike nga sistemi që është në varësi të Ministrisë së Arsimit. Sqarimin me shkrim ministria e mbyll se “Raste të ngjashme kemi patur çdo vit. Ngjyra e verdhë nuk do të thotë asgjë, nuk të bën fitues, por rëndësi ka renditja”.

Jemi në zyrat e rrjetit akademik shqiptar, drejtuesi i këtij institucioni sipas rojes së sigurisë nuk ndodhet brenda, ndërsa siç e shihni as telefonatave tona nuk u përgjigjet.

“Më kanë dhënë urdhër të mos lejoj njeri brenda…”

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA