Evakuimi i pasagjerëve nga anija me hantavirus/ Autoritetet greke në gatishmëri, pritet riatdhesimi i një 70-vjeçari që ndodhej në bord
Një aktore e njohur e kinemasë indiane e Bollywood është arrestuar me akuza drogash si pjesë e hetimit mbi “vetëvrasjen” e të dashurit të saj aktor.
Arrestimi i Rhea Chakraborty vjen tre muaj pasi i dashuri i saj Sushant Singh Rajput, 34 vjeç, u gjet i vdekur në apartamentin e tij, në dukje i vetëvrarë.
Autoritetet indiane thanë se Chakraborty, 28 vjeçe, u arrestua në lidhje me vdekjen e të dashurit të saj më 14 qershor, pa i bërë të ditura akuzat.
Chakraborty akuzohet nga familja e Rajput se ka inkurajuar vetëvrasjen e tij, por pretendimet janë mohuar nga aktorja.
“Ne e kemi arrestuar atë, kjo do të thotë se kishim prova të mjaftueshme”, tha kreu i policisë rajonale Ashok Jain, pa dhënë më tepër shpjegime.
Vëllai i aktores, Samuel Miranda, u arrestua javën e kaluar për të njëjtën çështje, edhe ai pa akuza të publikuara.
Trupi i Rajput u gjet në shtëpinë e tij në Mumbai më 14 qershor. Ai raportohet se kishte varur veten. Rajput njihej për aktrimin, kërcimin dhe punën e bamirësisë.
Aktori vdiq një javë pas vdekjes së ish-menaxherit të tij Disha Salian, i cili ra nga kati i 14-të i një ndërtese.
Chakraborty e Rajput nisën të shoqëroheshin bashkë prej verës së 2019, dhe banonin bashkë prej dhjetorit.
Top Channel