Pacientja e koronavirusit përdhunohet nga mjeku i ambulancës gjatë rrugës për në spital

09/09/2020 17:00
Ajo tha se zgjodhi një rrugë të izoluar dhe e përdhunoi

Një mjek ambulance është akuzuar për përdhunimin e një të reje, e cila po dërgohej në spital pasi rezultoi pozitive me koronavirus.

Viktima 19 vjeçare akuzon shoferin V Noufal, i cili ka dhe dënime të mëparshme kriminale, se e sulmoi në qytetin Kerala, Indi, mbrëmjen e të shtunës.

Noufal kishte marrë në ambulancë atë dhe një grua tjetër, 42 vjeçare, nga spitali shtetëror Adoor për t’i çuar në qendra të specializuara koronavirusi.

Ai kishte lënë gruan më të moshuar në qendrën mjekësore të Aranmula, dhe më pas zgjodhi një rrugë të izoluar për të shkuar drejt qendrës së specializuar të Covid-19 në Pandalam, para se të hiqte veshjet mbrojtëse dhe ta përdhunonte, akuzon viktima.

Ajo tha se pas sulmit punonjësi para-mjekësor e kërcënoi të mos i thoshte askujt. Por kur arriti në spital ajo i tregoi doktorëve për përdhunimin dhe Noufal u arrestua mëngjesin e nesërm.

Ministri i shëndetësisë së vendit KK Shailaja e përshkroi sulmin si “shokues” e “çnjerëzor”. Në vitin 2018, India është klasifikuar si vendi më i rrezikshëm për gratë prej dhunës së lartë shtëpiake dhe asaj seksuale.

Një sondazh i 550 ekspertëve globalë bëri klasifikimin pas raportimit të 33,356 përdhunimeve dhe 89,097 sulmeve seksuale vetëm në atë vit.

FOTO GALERI
2/2
Ajo tha se zgjodhi një rrugë të izoluar dhe e përdhunoi

Top Channel