Prej më shumë se një viti, këngëtarja Dua Lipa dhe partneri i saj Anwar Hadid, po shijojnë lidhjen e dashurisë dhe janë pjesë e përditshme e shtypit rozë.

Dy zogjtë e dashuruar janë bërë thuajse të pandarë nga njëri-tjetri dhe gati në çdo foto të shkrepur vitin e fundit, janë sigurisht së bashku!

Madje, lidhja e tyre tashmë e konsoliduar vazhdon të bëhet serioze dita ditës, aq sa Dua vendosi të bëjë një sakrificë të madhe për të dashurin e saj.

Këngëtarja shqiptare ka vendosur të lërë Londrën dhe të zhvendoset në Los Angeles. Kjo vetëm për të qenë sa më pranë Anwar-it.

“Zogjtë e dashuruar” shfaqen në fotot e postuar së fundmi në rrjetin social “Facebook” të përqafuar e më të lumtur se kurrë.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA