U sulmuan ashpër pas largimit nga Kensington Palace.
Zhvendosja e tyre në Frogmore Cottage solli dhe rinovimin e rezidencës, e kjo u bë me paratë e taksapaguesve britanikë, por as shtëpinë e rregulluar sipas dëshirës së vet nuk e shijuan gjatë sepse u larguan tërësisht nga Britania e Madhe. Tani mësohet se princi Harry dhe bashkëshortja, Meghan Markle i kanë kthyer paratë e përdorura për Frogmore Cottage, dhe këtë e pohuan përmes një deklarate të bërë publike së fundi.
Një zëdhënës i Dukës dhe Dukeshës së Sussex tha se prej tyre “është dhënë një kontribut, i cili siu ofrua nga princi Harry, dhe ka mbuluar plotësisht shpenzimet e nevojshme të rinovimit të Frogmore Cottage, një pronë e Madhërisë së saj, Mbretëreshës, dhe që do të mbetet rezidenca në Mbretërinë e Bashkuar e Dukës dhe familjes së tij.” Kostoja e rinovimit të kryer në vitet 2018-2019, e cila shkaktoi komente kritike pafund, – llogaritej në 2.4 milionë paundë.
Top Channel