Personi që do të shihni në video është Mikleari, i penduari i drejtësisë që zbërtheu se si 10 vjet më parë Eglantina Buci u vra nga i vëllai, Shkelzeni.
Mikleari ishte shok me Shkëlzenin dhe madje edhe bashkëpunëtori i tij i besuar, deri ditën kur të rinjtë nuk u paguan aq sa u ishte premtuar për vrasjen e aktorit Prela. I kthyer në një bashkëpunëtor të mbrojtur Mikleari rrëfen se si Eglantina Buci pasi mori një shumë lekësh në shtëpi, u arratis me një fqinj pasi kundërshtoi fejesën që i sugjeroi i ati, Faik Buci.
Kryefamiljari, tashmë nën akuzë si urdhëruesi për vrasjen e të bijës, u divorcua nga bashkëshortja në 1990 dhe nuk lejoi asnjërin nga fëmijët të takonin të ëmën, që u kthye në shtëpinë e vajzërisë. Në bazë të zakoneve burri kishte fituar madje edhe kujdestarinë e të bijës Eglantinës, që e ëma e la vetëm gjashtë muajshe.
Dëshmitari tregon se pas përpjekjes së Faik Bucit për ta vrarë Eglantinën, vajza hipi në makinë me të vëllain në këtë kryqëzim pasi e kishin qetësuar se e kishin falur. Me mendimin se po shkonte për kafe në Dajt, dhe se po hapte një kapitull të ri me familjen, ajo nuk zbriti më e gjallë.
Sipas dëshmitarit të mbrojtur, përpara se të vritej nga i vëllai Eglantina ishte fshehur edhe në një qendër strehimi si edhe tek të afërmit e saj në Babrru. Ndërkohë që gjatë rrugëtimit të saj të fundit, dëshmitari tregon se si i vëllai e pyeste për lekët që ajo vodhi në shtëpi, për largimin e beftë. ‘Shkëlzeni e pyeti pse na turpërove dhe në një moment Eglantina u lut më fejoni me kë të doni” dëshmon Mikleari, por ai e kur e zbriti nga makina e qëlloi me një armë që e kishte poshtë sediljes.
Anila Hoxha
Top Channel