Shqipëria U21 shkëlqen në Austri, shënon fitore të thellë dhe futet në garë për kualifikim në Euro 2021

04/09/2020 20:40

Kombëtarja e Shqipërisë U21 ka marrë një fitore të madhe në përballje me Austrinë.

Kuqezinjtë e vegjël kanë marrë një fitore të madhe teksa kanë mposhtur austriakët në udhëtim me rezultat të thellë 1-5.

Mesfushori i talentuar i Lokomotivës së Zagrebit, Kallaku ka shënuar një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë në minutën e 16-të për 0-1.

Vetëm 10 minuta më vonë, Tuci realizoi golin e dytë për epërsinë e dyfishtë të Shqipërisë.

Me epërsinë e dy golave të kuqezinjve u mbyllen 45 minutat e para të kësaj sfide.

Në pjesën e dytë Shqipëria shënoi edhe tri herë të tjera, teksa talenti i Tiranës, Muci realizoi dy gola dhe Selmani një tjetër.

Golin e nderit për vendasit e arriti Wolf në minutën e 83-të nga penalltia.

Me këtë fitore Shqipëria ngritët në vendin e tretë në Grupin 3 me tetë pikë, katër më pak se Austria që zë pozitën e dytë.

Top Channel