Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm gjatë gjithë ditës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 12º në 25ºC, në zonat e ulëta nga 20ºC në 33ºC dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 34ºC.

Era do të fryejë në drejtim Verior-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm . Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 13ºC deri në 29ºC dhe në zonat e ulëta nga 18ºC në 30ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës:

FOTO GALERI
1/6

Top Channel