Skandali i dosjeve Epstein vazhdon, Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për një darkë në Pallatin Mbretëror
Disa foto dramatike të shpërndara sot në rrjetet britanike tregonin emigrantë të cfilitur që dilnin në brigjet e Britanisë pas lundrimit të rrezikshëm mes kanalit Pas De Calais.
Emigrantët shiheshin duke u përpjekur të dilnin në breg teksa notonin me duar, ndërsa të tjerë të ezauruar nga lodhja shembeshin përdhe ose mbështeteshin në shkëmbinjtë e brigjeve të Kent pas lundrimit të rrezikshëm nga Franca.
Dy gomone u panë të afroheshin në breg teksa emigrantët e qullur ecnin duke u rrëzuar për të arritur rërën.
Një nga grupet shihej që pas daljes në breg hiqnin rrobat e lagura dhe ndihmonin njëri-tjetrin teksa nisën të komunikonin me zyrtarët britanike të forcave kufitare që erdhën shpejt në skenë.
Në të tjera pamje shihej një familje emigrante e ulur në një stol në shkëmbinjtë e St Margaret pranë Dover, teksa të tjera grupe shoqëroheshin në portin e qytetit nga forcat kufitare britanike.
Sipas raportimeve katër gomone arritën t’i shpëtonin autoriteteve dhe zbarkuan pranë Folkestone.
Një nga dëshmitarët tha për mediat: “Ne ishim aty para policisë. Barka e autoriteteve nuk mund të hynte sepse ishte cekët. Sikur të mos ishim ne ata do të kishin ikur me vrap. Disa tentuan të largoheshin por ne i bindën të mos e bënim. U thanë se ka hekurudha e linja elektrike rrotull dhe nëse nuk dinin rrugën do të vdisnin.”
Dëshmitari foli më tej për gruan bionde me atlete të bardha: “Ajo dukej që ishte e mbaruar, ra përtokë sapo arriti. Kur u dhanë një shishe Diet Coke nisi ta merrte veten por vazhdonte të dridhej.
Duke iu referuar një tjetër gruaje që po qëndronte në shkëmbinjtë, ai shtoi se u shtri përtokë duke u ankuar me dhimbje stomaku dhe se po e ndihmonte një anëtar u grupit që fliste anglisht.
Top Channel