Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm, por që herë pas here do të ketë reshje shiu, kryesisht në zonat malore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 16º në 24ºC, në zonat e ulëta nga 21ºC në 32ºC dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 33ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm por që herë pas here do të ketë reshje të izoluara. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 16ºC deri në 32ºC dhe në zonat e ulëta nga 21ºC në 33ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës:

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA