Nga se po frikësohet Kanadaja? BBC: Po përjeton rritjen më të madhe të rekrutimit ushtarak në 30 vite, miliarda dollarë investime
Këto janë momentet tragjike kur një burrë është ekzekutuar nga vrasës në motoçikletë teksa rrinte ulur në karrigen e berberit në Kolumbi.
Incidenti i frikshëm ndodhi në zonën Medellín të qytetit Girardot, ku sulmuesit hynë në biznes dhe qëlluan Carlos Andrés Carmona disa herë në kokë.
Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet që berberi sapo po aplikonte kremin në fytyrën e 27 vjeçarit, por vrasësit hyjnë në dyqan dhe pa i thënë asnjë fjalë nisin të qëllojnë.
Më pas ata largohen në motoçikletë ndërsa dhe berberi del i shokuar nga dyqani i tij duke mbajtur duart në kokë.
Autoritetet nuk kanë përmendur motiv në vrasjen e Carmona por Girardot ka qenë dhe më parë skenë incidentesh kriminale prej luftës mes bandave rivale.
Top Channel