E ardhmja e Timothy Castagne mund të jetë në Premier League.

24-vjeçari ndiqet me interes nga klubi i Leicester, që me shitjen e Ben Chilwell te Chelsea është vënë në kërkim të një përforcimi për repartin e mbrojtjes. Belgu shikohet si alternativa e duhur, pasi ai mund të luajë si në krahun e djathtë ashtu edhe në të majtë dhe në qendër të mbrojtes, çka pëlqehet shumë nga trajneri i dhelprave.

Castagne ka edhe një vit kontratën me klubin italian, të cilët për të mos e humbur me parametër zero janë të pranojnë ofertën prej 25 milionë eurosh të anglezëve.

Top Channel