Sekretari për Çështjet Ligjore në PD Çlirim Gjata, me anë të një deklarate për mediat ka hedhur akuza ndaj bashkisë së Krujës në lidhje me çështjen e rindërtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit.
Sipas Gjatës Bashkia Krujë fshehu gjurmët e rrënimit të shkollës në Thumanë, të inauguruar 2 ditë përpara tërmetit.
Më tej Gjata i ka bërë thirrje, Prokurorisë se duhet ta hetojë këtë çështje në themel.
Deklarata e Sekretarit për Çështjet Ligjore në PD Çlirim Gjatës:
Jemi në zonën e Thumanës, në Bashkinë Krujë, të gjithë e dimë se Thumana është një nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit të 2019 dhe sot kemi ardhur të diskutojmë për çështjen e arsimit.
Nuk është hera e parë që vijmë dhe diskutojmë për shqetësimet që janë në këtë zonë për problemet arsimore.
Përsa i takon vendit ku ndodhemi, këtu ka qenë edhe një shkollë tjetër dykatëshe e rikonstruktuar, përveç kësaj shkolle këtu pas.
Dhe ç’është më e bukura, nqse kjo shkollë këtu trekatëshe e ndërtuar e re, ka kushtuar 600 milionë lek të vjetra, rikonstruksioni i shkollës dykatëshe e cila nuk ekziston më, ka kushtuar 100 milionë lek më shumë dhe është inauguar 2 ditë përpara tërmetit.
Tërmeti e rrënoi atë përfundimisht. Kjo tregon se çfarë rikonstruksioni i është bërë asaj shkolle.
Brenda 48 orëve nga Bashkia e Krujës është zhdukur shkolla. Janë zhdukur mbeturinat dhe është shtruar me çakull duke mos lënë asnjë gjurmë.
Se përse është bërë kjo, është çështje e prokurorisë që duhet ta hetojë këtë rast.
Ndërkohë që në Thumanë nuk kishin dalë akoma nga rrënojat dhe nuk ishin varrosur viktimat e tërmetit, Kryetari i Bashkisë gjeti kohën për të zhdukur gjurmët e shkollës së inauguruar dy ditë përpara tërmetit.
Çështja e dytë që duhet të diskutojmë është çështja e arsimit në këtë zonë.
Nqse këtu kemi vetëm një shkollë e cila e ka të pamundur të përballojë fluksin e nxënësve, kemi mungesa të shkollave në fshatrat Bubq, Borizanë, Derven, Bushnesh ndërkohë që funksionale është vetëm kjo shkollë këtu dhe shkolla 9-vjeçare në fshatin Gramëz.
Gjithashtu edhe gjimnazi i Krujës është në rikonstruksion dhe është jashtë funksionin për sa i takon rifillimit të vitit të ri shkollor.
Edi Rama propagandon me të madhe fillimin e vitit të ri shkollor dhe ka caktuar edhe protokollet.
Si do ia bëjë në këtë zonë me gjithë këto shkolla të rrënuara dhe jashtë funksionit për të cilat nuk ka filluar as investimi më i vogël.
Ku do të shkojë gjithë kjo masë e madhe e nxënësve, si do t’i respektojnë protokollet 18 vetë për një klasë ku vetëm dy shkolla në këtë zonë, duke filluar nga Kruja në Thumanë nuk ka shkolla funksionale.
Si do të realizohet kjo propagandë dhe gënjeshtër. Ku do të shkojnë gjithë këta fëmijë?
Kjo është një gënjeshtër më shumë nga ato mal gënjeshtrash që paraqet kryeministri i këtij vendi. Fatkeqësia e këtij vendi.
Sa kohë të jetë kjo qeveri përveçse propagandës dhe gënjeshtrave nuk do të ketë gjë tjetër.
Ta harrojnë njerëzit që kjo qeveri mund d të bëjë diçka për arsimimin e fëmijëve të tyre. Ata duhet ti përgjigjen të gjithë këtyre problemeve. Së pari duhet të përgjigjen penalisht se përse u shkatërrua shkolla dy katëshe që ka kushtuar 100 milionë lek më shumë se shkolla tre katëshe e re.
Për këtë ka një denoncim të PD në SPAK. Duhet të përgjigjen se si do të rregullohen qindra fëmijë e nxënës ku nuk ka shkolla në shumicën e fshatrave.
Top Channel