Gati 2000 rrënjë kanabis sativa janë sekuestruar prej anti drogës grekë në zonën malore të Thivës në Greqi.

Bimët e kanabisit ishin të lartësive 1.5-4 metra dhe trafikantët kishin filluar vjeljen e  boçeve të para të kanabisit.

Sipas anti drogës se Athinës, plantacioni i gjetur në mal, ishte mbjellë me teknologji moderne. Trafikantët kishin marrë masa për të gjetur sasi uji për vaditje dhe plehërim,ndërsa për ruajtjen ishin vendosur disa persona të armatosur.

Policia thotë se ka shpallur në kërkim disa shtetas, 2 grekë dhe 4 shqiptarë, ndërsa dyshohet se mbas kësaj sasie gjigante droge ndodhen grupe të forta trafikantësh droge.

Për shkuljen e bimëve të kanabisit u deshën dhjetëra policë të cilët punuan për 2 ditë, ndërsa  autoritetet përdorën edhe një helikopter për transportimin e bimëve drejtë drejtorisë së policisë se Thivës, për tu ngarkuar në vazhdim në kamionët e policisë.

Mësohet se përfitimet e organizatës ë trafikut të kësaj sasie droge,do të kalonte 7.000.000 eurot.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel