Çfarë i ndodhi? Weeknd shfaqet në VMA-s i gjakosur dhe i nxirë… (FOTO)

31/08/2020 18:25

The Weeknd tërhoqi vëmendjen e të gjithëve mbrëmjen e djeshme në VMA-s pasi u shfaq me të nxira dhe i përlyer në gjak.

Këngëtari, i cili çoi në shtëpi çmimin “Videoja më e mirë e vitit R&B” për “Blinding lights”, dukej sikur kishte thyer hundën, teksa sytë i kishte të nxirë, madje kishte edhe njolla gjaku.

Mos u shqetësoni, ishte thjesht… make-up!

ëeeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, zgjodhi këtë make-up, i ngjashëm me filmin “After Hours”, i cili ka të njëjtin emër si albumi i tij më i fundit.

30-vjeçari, ka vendosur të shfaqet me të njëjtin look si tek kopetina e albumit “After Hours,” që është shkëputur nga kënga “Blinding Lights.”

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA