Protesta të ashpra në Suedi pasi ekstremistët e djathtë djegin kopjen e Kuranit

29/08/2020 18:15

Episode të rënda dhune u shënuan mbrëmë në Suedi teksa rreth 300 njerëz protestuan kundër aktiviteteve anti-islamike të radikalëve të djathtë.

Protestuesit qëlluan me gurë dhe objekte oficerët e policisë si dhe u vunë zjarrin gomave në qytetin jugor suedez të Malmö, thanë autoritetet.

“Ne po punojmë për ta vënë situatën nën kontroll, por ka një lidhje mes asaj që po ndodh tani dhe asaj që ndodhi dje në demonstrimin e të djathtës ekstreme”, thanë autoritetet duke iu referuar djegies demonstrative të një kopjeje të librit të shenjtë musliman të premten, në të njëjtën vendndodhje me protestat e djeshme.

E përditshmja suedeze ‘Aftonbladet’ raportonte për disa gjeste të tjera anti-Islamike, në qytet mes të cilave tre burra godisnin me këmbë Kuranin mes tyre.
Kjo erdhi pasi autoritetet kishin ndaluar protestën e të ekstremistëve të djathtë të organizuar nga Rasmus Paludan, kreu i partisë së djathtë daneze Stram Kurs (Linja e Ashper), në Malmö, sipas autoriteteve, për arsye sigurie. Pas ndalimit nga autoritetet vendase të Paludan teksa ishte rrugës për të organizuar protestën, ai u ndalua te hyje ne Suedi për dy vjet.

Policia e Malmö tha se sjellja e tij përbënte kërcënim për interesat themelore të shoqërisë, ndërsa Paludan shprehte zhgënjimin e tij me një koment në rrjetet sociale: “Mua më ndaluan nga Suedia për dy vjet, kurse vrasësit e përdhunuesit janë gjithmonë të mirëpritur”.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel