Masat kundër Covid-19/ Situata kaotike në kufi, Ministria e Jashtme: Kujdes! Ja rregullat që duhet të ndiqni

29/08/2020 12:15

Ministria e Jashtme njofton se për 14 ditë të tjera, nga data 1-15 shtator 2020, mbetet në fuqi kufizimi i hyrjes për shtetasit shqiptarë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton mbi regjimin e lëvizjes nga Shqipëria drejt shtetit grek për periudhën 1 – 15 shtator 2020, në kuadër të masave kundër Covid-19, si më poshtë:

– Për 14 ditë të tjera, nga data 1-15 shtator 2020, mbetet në fuqi kufizimi i hyrjes për shtetasit shqiptarë për arsye turizmi;

– Mbetet në fuqi kufizimi i lidhjeve detare dhe ajrore me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Keshtu, fluturimet drejt/ nga këto vende bëhen vetëm nga aeroporti “Eleftherios Venizelos”;

– Mbetet në fuqi kufizimi i numrit të personave që hyjnë në dite nga PKK të Kakavijës (750 vetë) dhe Kapshtices (300 vetë);

– Mbetet në fuqi deri më 19.09.2020 aplikimi i kontrolleve paraprake përmes testit negativ PCR 72 orë para mbërritjes në vend, për personat që mbërrijnë në aeroport dhe nga pikat tokesore nga Shqipëria.

Për më shumë info, njoftimi i autoriteteve greke: https://bit.ly/3hAluA6.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA