Lazio ka zyrtarizuar pasditen e sotme firmën me portierin e njohur spanjoll Pepe Reina, i cili do të transferohet te kryeqytetasit për të bërë zëvendësuesin e parë të Thomas Strakoshës.

Gardiani 38-vjeçar spanjoll ka qenë pjesë e Aston Villës në gjysmën e parë të 2020-ës, por pak ditë më parë vendosi të rikthehej në kampionatin italian, ku ka luajtur në 7 sezonet e fundit, kryesisht me Napolin, por edhe me Milanin.

Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare nuk humbi mundësinë për të afruar në skuadër një portier me mjaft eksperiencë, që për më tepër ishte futbollist i lirë dhe nuk u desh të shpenzohej asnjë cent për kartonin e tij.

“Klubi i Lazios njofton se ka transferuar portierin e njohur spanjoll, Jose Manuel Reina Paez, i cili është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Simone Inzaghi për t’u përgatitur për sezonin e ri”, thuhet në komunikatën e Lazios.

Top Channel