Detyrim paraqitjeje ka dhënë Gjykata e Shkodrës për Margarita Gjonin, 30-vjeçaren e arrestuar nga policia pas shfaqjes së videove në rrjetet sociale, ku ajo dhunonte e filmonte një 22-vjeçare.
Në sallën e gjyqit ajo nuk ka folur, por vetëm avokati i saj Besmir Kolci, i cili ka sqaruar se dy vajzat ishin shoqe mes tyre dhe për dy vite ajo e ka mbajtur në banesën e saj 22-vjeçaren duke e ushqyer e veshur. Kur ka mësuar ngjarjen sipas avokatit, ajo është tronditur prandaj ka ushtruar dhunë.
“Videot e bëra si ka shpërndarë ajo por një familjar tjetër. Margarita është penduar për dhunën, ndërsa prej 3 muajsh ishte në proces divorci me shtetasin Ndue Preka pasi kanë qenë të martuar me letra. E gjitha çfarë ka ndodhur ka ardhur në shenjë tronditje prej tradhtisë së shoqes”, ka bërë të ditur avokati në emër të shtetases Margarita Gjoni.
Në fund në vlerësim të provave dhe dëshmisë edhe prokurori Albert Muçaj ka kërkuar detyrim paraqitjeje, pasi kemi të bëjmë me kundravajtje penale, e duke u bazuar në këto të dhëna gjyqtarja Irida Kacerja dha vetëm detyrim paraqitje për 30-vjeçaren.
Top Channel