Xhaka e kthen Sunderlandin në një skuadër të madhe që mund të ëndërrojë për më shumë 26/10 15:31
Është përcaktuar paraditen e sotme kalendari i këtij sezoni në Kategorinë Superiore. Që javën e parë do të kemi një ndeshje të fortë mes Tiranës dhe Kukësit.
Po ashtu një tjetër ndeshje e fortë është ajo mes Teutës dhe Skënderbeut , Vllaznisë dhe Apolonisë, Bylisit me Laçin apo e Kastriotit që do të përballet me Partizanin.
Në hedhjen e shortit është shënuar edhe një incident, ku vazo me goglat e skuadrave është thyer. Sekretari i përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku, pësoi një lëndim të lehtë, ndërsa hedhja e shortit vijoi më pas normalisht pas gjetjes së një tjetër vazoje
Top Channel