Dhjetë muaj më parë kombëtarja italiane zbriste për herë të fundit në fushën e lojës dhe fitonte me rezultatin e thellë 9-1 ndaj Armenisë në Palermo, ndërsa tani Roberto Mancini ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e Nations Leagues, që do të zhvillohen në fillim të muajin shtator.

Tekniku italian ka publikuar një listë të gjerë me plot 37 futbollistë, diçka e pazakontë kjo, por shkak është bërë pandemia dhe Mancini ka dashur t’i paraprijë çdo mungese të mundshme prej koronavirusit.

Kujtojmë që Italia do të luajë të premten e 4 shtatorit në “Artemio Franchi” të Firenzes përballë Bosnjës & Hercegovinës, ndërsa tre ditë më vonë do të udhëtojnë drejt Amsterdamit, për t’u përballur me Holandën në “Johan Cruijff Arena”.

Kombëtarja italiane ka krijuar një seri prej 11 fitoresh radhazi, të cilën do të provojë ta thellojë edhe më tej, nëse do t’ia dalë të mposhtë edhe Bosnjën e Holandën.

Lista e plotë e Mancinit:
Portierë: Alessio Cragno (Cagliari), Gianluigi Donnarumma (Milan), Alex Meret (Napoli), Salvatore Sirigu (Torino).

Mbrojtës: Francesco Acerbi (Lazio), Alessandro Bastoni (Inter), Cristiano Biraghi (Inter), Leonardo Bonucci (Juventus), Mattia Caldara (Atalanta), Giorgio Chiellini (Juventus), Danilo D’Ambrosio (Inter), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Alessandro Florenzi (Roma), Gianluca Mancini (Roma), Luca Pellegrini (Juventus), Leonardo Spinazzola (Roma).

Mesfushorë: Nicolò Barella (Inter), Giacomo Bonaventura, Gaetano Castrovilli (Fiorentina), Bryan Cristante (Roma), Jorginho* (Chelsea), Roberto Gagliardini (Inter), Manuel Locatelli (Sassuolo), Lorenzo Pellegrini (Roma), Stefano Sensi (Inter), Sandro Tonali* (Brescia), Nicolò Zaniolo (Roma).

Sulmues: Andrea Belotti (Torino), Federico Bernardeschi (Juventus), Francesco Caputo (Sassuolo), Federico Chiesa (Fiorentina), Stephan El Shaarawy (Shanghai Shenua), Ciro Immobile (Lazio), Lorenzo Insigne (Napoli), Moise Kean (Everton), Kevin Lasagna (Udinese), Riccardo Orsolini (Bologna)

Top Channel