Vila 30 mijë euro java ku qëndronte Maguire në Mykonos dhe rrjedha e ngjarjeve/ Shqiptarët e vetëm në ishull janë dy lypsa

27/08/2020 22:22

Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire nisi mbrëmjen e tij në vilën që merrte me qira 30 000 euro në javë dhe e përfundoi në qelinë e burgut grek me akuza sulmi ndaj policisë, tentativës së ryshfetit dhe pretendimet se “dy shqiptarë” ishin armatosur me shiringa me drogë.

Maguire i mohon akuzat ndaj tij, të vëllait 28 vjeçar Joe, dhe mikut të familjes Christopher Sharman, duke thënë se dy shqiptarë misteriozë i injektuan motrës së tij Daisy një substancë droge.

Grupi i Maguire kishte vizituar disa nga baret ekskluzive bregdetare ku kamerieret vishen me të brendshme dhe një shishe Jack Daniels shitet për 250 euro.

Gazetarët e Daily Mail u përpoqën të gjenin dhe shqiptarët e mistershëm që Maguire pretendon se sulmuan motrën e tij, por pa sukses.

Sipas raportimeve Maguire dhe grupi i tij erdhën në barin Sant Anna Beach Club pesë minuta larg vilës së tyre, i frekuentuar nga më të pasurit dhe ekstravagantët e vendit.

Maguire me miqtë e tij si futbollisti i Chelsea Ross Barkley, personazhi televiziv anglez Chris Hughes dhe lojtari i snooker Judd Trump, konsumuan një faturë në bar prej 70 000 euro.

Pronari Dimitris Christoforidis tha për MailOnline: ‘Harry Maguire dhe miqtë e tij futbollistë anglezë ishin këtu javën e kaluar dhe u sollën shumë mirë.

Për sa u përket shqiptarëve, Daily Mail shkruan se  hasi vetëm në një shqiptar, 11-vjeçarin Armando i cili po shiste disa sende  jashtë klubit dhe tha se familja e tij vinte nga Tirana.

‘Nëse më jepni pesë euro, mund t’ju them më shumë,’ shtoi ai.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel