Prestigjiozja greke artikull për pushimet e Rita Orës, nuk “harron” origjinën shqiptare të saj

27/08/2020 10:08

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka qenë mjaft e përfolur javëve të fundit në media.

Ajo është fotografuar me trupin e tonifikuar në bikini, gjatë pushimeve në Korfuz me shoqërinë dhe të dashurin e ri, Romain Gavras.

Mesa duket origjina e të dashurit të saj të ri, Romain, i cili është greko-francez, e ka bërë këngëtaren që me dëshirë të vizitojë bregdetin e zgjedhur. Duke qenë se Korfuzi ndodhet në jug të Shqipërisë, çifti duket të jenë fare pranë brigjeve të bregdetit shqiptar.

Prania e saj nuk mund t’i shpëtonte edhe vëmendjes së mediave greke. Lajmin për praninë e saj në Korfuz, “Protothema” e ka renditur si të katërtin më të rëndësishëm në faqe, duke përmendur edhe origjinën e Orës, ku theksojnë se vjen nga Prishtina e shumëvuajtur, se gjyshi i saj nga ana e nënës ishte një konsull në Rusi, por pjesa tjetër e familjes, si ajo, ka punuar në punë të ndryshme për të mbijetuar.

Nga ana tjetër kanë kujtuar edhe një deklaratë të të dashurit të Ritës, i cili është shprehur gjatë një dalje televizive: “Kur isha fëmijë, babai im më tregonte histori para se të shkoja të flija për kapitenët me mjekër, për Greqinë e varfër, duke pasur një aversion patologjik ndaj britanikëve dhe konkretisht ndaj Churchill.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel