Kukësi-Slavia e Sofias/ Verilindorët dhurojnë spektakël, bullgarët në “hije”…

27/08/2020 20:58

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura pjesa e parë e takimit midis Kukësit dhe Slavias së Sofias. Verilindorët kanë pasur disa shanse të pastra shënimi që në minutat e para të sfidës

Në minutën e ’10, Kukësi tentoi të shënojë me anë të Rrocës, i cili bërë mjaft mirë duke dribluar disa mbrojtës gjuan por ndalet nga portieri kundërshtar.

Në të 27-tën do të ishte përsëri Rroca, i cili pason mjaft bukur për Musollin, por gjuajtja e tij e fuqishme nga distanca, ndalet nga portieri Stergiakis.

Kjo ishte panorama e pjesës së parë, ku ekipi verilindor kishte shanse të pastra shënimi, duke fituar siguri e besim që mund të përkthehet në gola e kualifikim në pjesën e dytë.

Top Channel