Katy Perry dhe Orlando Bloom bëhen prindër të një vajze, postojnë foton e veçantë

27/08/2020 12:22

Ndizni fishekzjarret sepse Katy Perry është bërë zyrtarisht nënë.

Këngëtarja dhe i fejuari i saj, Orlando Bloom, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku, një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin Daisy Dove Bloom.

Katy dhe Orlando e dhanë lajmin e bukur për UNICEF, organizatën për të cilën ata shërbejnë si ambasadorë të mërkurën, 26 gusht.

“Ne jemi të mbushur me dashuri dhe befasi nga ardhja e sigurt dhe e shëndetshme e vajzës sonë. Por ne e dimë që jemi me fat dhe jo të gjithë mund të kenë një përvojë lindjeje aq të qetë sa ishte e jona. Komunitetet në të gjithë botën po përjetojnë mungesë të punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe çdo 11 sekonda një grua shtatzënë ose që sapo ka lindur vdes, kryesisht nga shkaqe të parandalueshme. Që nga COVID-19, shumë më shumë jetë të porsalindura janë në rrezik për shkak të mungesës më të madhe të ujit, vaksinave dhe ilaçeve që parandalojnë sëmundjet. Si prindër të një të porsalindure, kjo na copëton zemrat, ndërsa ne bashkohemi me prindërit në vështirësi tani më shumë se kurrë”, shkruajnë ata.

Vajza e çiftit erdhi në jetë të mërkurën, duke e bërë Perry-në nënë për herë të parë dhe Flynn 9-vjeç vëlla të madh. Ky është djali i vetëm i Bloom me ish-gruan Miranda Kerr.

Dyshja të cilët u fejuan në shkurt të vitit 2019 pas romancës disa vjeçare me ndarje dhe bashkime, njoftuan për pritjen e ëmbël në fillim të marsit, kur këngëtarja zbuloi barkun në videon muzikore për “Never Worn White”. Muajin tjetër, ajo zbuloi se ishte në pritje të një vajze.

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA