Një shpërthim granate i ka marrë jetën një 6-vjeçari në fshatin Siman të Gramshit teksa luante në oborrin e një banese. Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur edhe një 5-vjeçar i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Fëmijët mësohet se ishin kushërinj me njëri tjetrin, ndërsa kanë qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë së R.Ll në momentin që ka shpërthyer granata.
6-vjeçari që ka humbur jetën është A. Lleshi i cili edhe pse është tentuar të dërgohet në spital, nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve. Ndërsa kushëriri i tij A.Leka ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Gramshit.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Siman, Gramsh, dy fëmijë, A.Ll., rreth 6 vjeç dhe A.L., rreth 5 vjeç , në oborrin e banesës së shtetasit R.LL, duke luajtur me një granatë të vjetër, ka shpërthyer dhe si pasojë janë plagosur të dy fëmijët e mitur. Fëmija A.Ll., ka ndërruar jetë rrugës për në Spital, ndërsa shtetasi A.L., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel