Vlorë, ndërron jetë turisti nga Ukraina/ 44-vjeçari pati komplikacione shëndetësore

26/08/2020 12:32

Në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi nga Ukraina O.A., 44 vjeç.

Ky shtetas ka qenë akomoduar me pushime në një hotel në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë dhe pasi ka ndjerë komplikacione shëndetësore është transportuar në spital, vend në të cilin ka ndërruar jetë.

Nga veprimet dhe hetimet paraprake dyshohet se 44-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes kronike të Hepatitit C.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë për vlerësim juridik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA