Puthje në ballë e brohorima, lirohen protestuesit e arrestuar të enjten, miqtë i presin me ovacione jashtë Bllokut të Sigurisë

05/07/2026 18:10

Janë liruar këtë pasdite protestuesit e arrestuar ditën e enjte në tubimin e dhunshëm para Kuvendit.

Ata janë pritur nga protestuesit e tjerë që kanë qenë sëbashku në këto tubime tashmë prej më shumë se një muaji.

Nga pamjet, shihet momenti kur ata priten jashtë derës së Bllokut të Sigurisë me ovacione dhe me thirrje ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’, ndërsa miqtë i përqafojnë dhe puthin në ballë.

Top Channel