Në vendin tonë pritet një mot i kthjellët me alternime vranësirash të cilat mund të sjellin reshje lokale në zonat malore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 19º në 29ºC, në zonat e ulëta nga 24ºC në 36ºC dhe në zonat bregdetare nga 26°C në 37ºC.

Era do të fryejë në drejtim Perëndimor- Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira që do të sjellin mot të mirë por nuk përjashtohet mundësia për reshje. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 17ºC deri në 29ºC dhe në zonat e ulëta nga 22ºC në 30ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel