08/01 22:58
Një njeri me ngjyrë e i paarmatosur në SHBA, është qëlluar plot shtatë herë me armë nga një oficer policie, për më tepër në sytë e fëmijëve të tij.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur në Wisconsin. Raportohet se 29-vjeçari, Jacob Blake, u dërgua menjëherë në spital pas të shtënave dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.
Në lidhje me këtë incident, kanë reaguar menjëherë familjarët edhe fqinjët e Blake, të cilët janë bashkuar dhe kanë nisur protestat në zonën e Kenosha. Sakaq, edhe guvernatori i Wisconsin, e dënoi ashpër dënimin e policëve dhe e cilësoi si tepër të tepruar.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.
Top Channel