24/11 18:38
Cristiano Ronaldo pritet të hapë një hotel luksoz që do t’i kushtojë 27 milionë euro në zonën e famshme Picadilly Gardens në Manchester.
Lojtari i Juventus-it, në bashkëpunim me kompaninë e turizmit “Pestana” do të çelë dyert e hotelit luksoz, i cili do të përfshijë edhe një bar në tarracë. “CR7 Pestana” do të nisë aktivitetin në vitin 2023 pas sukseseve me hotelet e mëparshme në Madeira, Lisbon, Madrid, Nju Jork, Marrakesh dhe Paris.
Manchester është një qytet i veçantë për yllin portugez, i cili shpenzoi 6 vite në Old Trafford, duke shënuar 119 gola, si dhe fitoi 9 trofe, përfshirë dhe Topin e Artë.
Top Channel