James Belushi është aq pro kanabisit sa thotë se vëllai i tij, John-i do të ishte ende gjallë sot po të kishte përdorur marijuanën.
Aktori i famshëm me origjinë shqiptare është figura qendrore e reality show-t, “Growing Belushi”, i cili fokusohet te përpjekjet e James-it për të zhvilluar fermën e tij të ligjshme të kanabisit në Oregon. Në episodin debutues ai foli për vëllanë e vet të famshëm, ylli i “Saturday Night Live”, “Animal House” dhe “Blues Brothers”, John Belushi, i cili vdiq kur ishte vetëm 33 vjeç nga një overdozë heroine dhe kokaine.
Xhimi beson se vëllai i tij i madh kishte vuajtur nga encefalopatia kronike traumatike si rezultat i lojës së futbollit në shkollë të mesme dhe kjo e shtynte drejt substancave narkotike.
“Ai ka qenë mbrojtës dhe ka marrë shumë goditje. E di që kishte dëmtime në tru. Sapo i pati në dispozicion alkoolin dhe drogën, them se i konsideroi si një vetëmjekim”, shprehet 66-vjeçari, sipas të cilit, nëse John-i do të kishte përdorur një drogë më të lehtë si marijuana, nuk do të kishte ndërruar jetë.
Top Channel