Inter dhe Sevija do t’i japin jetë sot në mbrëmje finales së Europa Ligës, një përballje e cila do të nisë në orën 21:00 në Rain Energie Station të Këlnit me bindjen se mes dy favoritëve nuk ka asnjë që të ketë avantazh në ndeshjen e fundit.

Andaluzianët dhe formacioni milanez nuk janë takuar kurrë më parë në turne kontinental, madje spanjollët mbërrijnë në finalen e gjashtë në dekadën e fundit, ndërsa zikaltërit e kanë të parën pas një dekade, që nga tripleta e famshme me Murinjon. Sevija është skuadra më fituese e këtij kompeticioni, por do duhet të bëjë llogaritë me entuziazmin që ka kapluar italianët, me Europa Ligën si të vetmin ngushëllim të sezonit që nisi me pretendimin për titull, dhe mbyllet me finalen e sotme. Inter ka rikuperuar Sançez por trajneri Konte do ti besojë formacionit të zakonshëm.

“Është viti i katërt që marr pjesë në turnetë evropianë dhe kam kaluar të gjitha fazat. E dua më shumë këtë kupë për tifozët që kanë pritur 10 vjet. Sevija është lehtësisht favorite por ne kemi entuziazmin dhe do ta shfrytëzojmë shansin tonë. Ka vetëm një mënyrë për të shkruar historinë, dhe ajo është fitorja, u shpreh Antonio Conte.

Sevija nga ana e saj i ka shpërndarë mirë golat në Europa Lig, me 11 shënues të ndryshëm por në finalen e Këlnit që për publikun shqiptar vjen përmes platformës DigitAlb, në skajin tjetër janë Lautaro Martinez dhe Lukaku, spektakli është i garantuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA