Gjykata e Shkodrës ka lënë në arrest me burg Stjuart Smakajn, i riu që vrau me armë zjarri shokun e tij të ngushtë, Gledis Krajën, teksa ky i fundit kishte shkuar ta ndihmonte, pasi Stjuarti ishte përfshirë në një sherr me mobilierin për parkingun e kamionit.
Avokati mbrojtës kërkoi arrest shtëpie dhe vlerësim të paligjshëm për të riun, pasi kanë kaluar 20 orë dhe ai është vetëdorëzuar.
Top Channel mëson se Smakaj ka qëndruar gjatë gjithë kohës më kokën poshtë në seancën gjyqësore dhe duke qarë. Mësohet që Smakaj të ketë thënë se e ka vrarë gabimisht të ndjerin, e ka patur shok të ngushtë dhe se objektiv ka qenë tjetër kush.
Lexoni edhe:
Ngjarja e Shkodrës/ Vrau gabimisht shokun 23-vjeçar, arrestohet i riu
Top Channel