Kjo e mërkurë shënoi hyrjen në fuqi të kodit të ri elektoral duke i hapur rrugë përllogaritjes së afateve të sanksionuara në ligjin zgjedhor për ngritjen e Komisionit Qendror të ri të Zgjedhjeve.
Kësisoj Kuvendi pritet të shpallë thirrjen publike brenda muajit gusht për juristët, të cilët duan të bëhen pjesë e institucionit kryesor të administrimit të zgjedhjeve, organ i ri me tre hallka, i cili sipas parashikimeve të sanksionuara në kod duhet të ngrihet brenda datës 19 tetor.
Opozita jashtëparlamentare pritet te rikthehet në Kuvend përmes përfaqësuesit të saj në komisonin Ad Hock, i cili do të ngrihet për të përzgjedhur brenda harkut kohor të 60 ditëve komisionerin shtetëror të zgjedhjeve dhe nënkomisonerin, i cili do të vijë nga radhët e opozitës jo parlamentare si edhe 10 anëtarët e komisionit rregullator dhe atij të ankesave.
Me zgjedhjen e kryekomisionerit shtetëror, anëtarët aktualë të KQZ-së lirohen automatikisht nga detyra, ndërsa më zgjedhjen e nënkomisionerit nis zyrtarisht puna për implementimin e teknologjisë në zgjedhje. Me hyrjen në fuqi të kodit elektoral qeveria duhet të alokojë fondet për prokurimin e pajisjeve teknologjike, por kjo faze pritet te mos nisë para zgjedhjet se KQZ-së së re, pasi është kjo e fundit i cili do të bëjë prokurimin e pajisjeve elektronike, për identifikimi biometrik të votuesve ne zgjedhjet parlamentare të 2021.
Top Channel