DINAMIKA/ Krimi i rëndë në Selenicë, djali i xhaxhait iu afrua 36-vjeçarit dhe zbrazi armën, disa të shoqëruar në polici Presidenti Ilir Meta mendon se gazetarët në Shqipëri janë nën një presion brutal nga të gjitha drejtimet për shkak të tmerrit nga raportimi i të vërtetave të tyre në publik. Si zgjidhje kreu shtetit propozon, ngritjen e një media te re.
“Ju lutem gazetarëve të më njoftojnë që kur të gjithë pronarët e tyre të dorëzohen para presioneve të pushtetit, të themelojmë së bashku një media transparente që ta nisë Kohën e Re me bli e këtij regjimi të neveritshëm mediatik që turpëron çdo njeri me minimum dinjiteti. Mos u dorëzoni para presioneve të pushtetit dhe pronarëve!”- u shpreh Meta.
Presidenti e avancon më tej me këtë ide, kur thotë se çdo shqiptar që do një media në shërbim të së vërtetës do jetë aksioner!
“Dhe Bordi Drejtues do jetë i përbërë vetëm nga gazetarë kurajozë të cilët janë shantazhuar, kërcënuar dhe lënë pa punë nga regjimi.”
Ideja e presidentit për median e kohës së re vjen disa javë pasi SPAPK, vuri nën sekuestro televizionet e Ylli Ndroqit si dhe publikimit të disa SMS-ve ku përmendjen emri i ish-drejtores së informacionit të Ora TV, Beti Njuma. Postimin me planin për ngritjen e një media presidenti e shoqëron me një reagim të Këshillit të Medias ku i kërkohet kryebashkiakut, Erion Veliaj t’i kërkojë ndjesë zonjës Beti Njuma. Ndërkohë që ka reaguar kryebashkiaku duke thënë:
“Lajm i mirë që Ilir Meta ka marrë iniciativën për një media të re transparente dhe kritike me pushtetin. Ai ka jo vetëm lekët por dhe historinë e tij të 7 përqindshit, që mund ta mbajë gjallë këtë medie si me para ashtu dhe me ëermbajtje gjithë jetën! Suksese!”.
Top Channel