“Lironi Britney-n”, fansat të shqetësuar për këngëtaren, mendojnë se është në rrezik

16/08/2020 18:55

Ndërkohë që lëvizja “Lironi Britney-n” (Free Britney) po merr më shumë zë pasi është mbështetur edhe nga personazhë të famshëm, si Lance Bass dhe Miley Cyrus, fansat e Spears mendojnë se këngëtarja ndodhet në rrezik.

Postimet e fundit në Instagramin e këngëtares 38 vjeçare kanë shqetësuar të gjithë ndjekësit e saj.

Britney Spears ka publikuar për ditë me radhë foto thuajse identike me veshje të njëjta e me përshkrime që lënë vend për dyshime.

Duke qenë se që në vitin 2008 pas incidentit ku goditi paparacët me çadër dhe qethi të gjithë flokët e saj, ylli i “Piece Of Me”, që mendohet të ketë ende probleme të shëndetit mendor, kontrollohet nga babai i saj Jamie, fansat mendojnë se ajo është izoluar diku, dhe postimet janë bërë nga dikush tjetër.

Madje, në postimin e fundit, Britney ka tentuar të provojë që fotot janë bërë së fundmi dhe se ajo ka akses në telefonin e saj.

“Thjesht që ta dini…këto nuk janë të vjetra. Kontrolloni datën mbi foton e dytë,” shkruan këngëtarja.

Por, asnjë nga ndjekësit nuk e beson se publikimet në rrjetin social janë bërë nga vetë Britney. Ata komentojnë:
“Pra askush nuk do të flasë se sa false është fotoja e dytë?”

“Këto janë të njëjtat foto që nga 22 Korriku. Ata nuk kanë kontekt të ri që të postojnë pasi Britney është mbyllur diku”.

“Mendoj se ajo pozon para një pasqyre dhe regjistrohet nga dikush në mënyrë sekrete”.

Pak ditë më parë, në një intervistë për “Page Sx”, babai i këngëtares, i cili kontrollon thuajse gjithë jetën e saj, që nga financat e deri te fakti që nuk e lejon të martohet apo të bëjë më fëmijë, tha se lëvizja “Lironi Britney-n” është thjesht një “teori konspirative”.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel