Miley Cyrus dhe Cody Simpson i kanë dhënë fund lidhjes së tyre prej 10 muajsh.

Thashethemet për ndarjen e çiftit nisën këtë të enjte më 13 gusht. Disa orë më vonë, teksa ka publikuar këngën e saj të re me videoklip, “Midnight Sky”, 27 vjeçarja ka konfirmuar spekulimet përmes një lidhjeje Live në Instagram.

Para se të festonte projektin e ri muzikor, Miley i tha fansave se donte të sqaronte çdo gjë.

Duke iu referuar ndarjes në gusht të 2019-ës nga aktori Liam Hemsworth, Cyrus tha: “Një vit më parë, thuajse në po këtë datë ekzakte, mediat tentuan ta tregonin historinë time për mua dhe ta kontrollonin atë, dhe nuk do ta pranoj më këtë. Sot, mësova se unë dhe i dashuri im jemi ndarë, e se lajmi ishte konfirmuar nga një burim i besueshëm, megjithëse askush nuk është i besueshëm në një marrëdhënie përveç dy individët që janë pjesë e saj,”

Më pas, duke konfirmuar ndarjen nga këngëtari australian ajo shtoi: “Për momentin dy gjysma nuk bëjnë dot një të plotë prandaj unë dhe Cody po punojmë indivudualisht mbi veten tonë për t’u bërë njerëzit që duam të bëhemi”.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA