“Nga 2026-a dua një fëmijë dhe një dasmë”, Lei Kraja mes lotësh në ‘Ftesë në 5’: Kisha probleme me shëndetin, isha shumë e ngarkuar Ashtu siç edhe u lajmërua pak ditë më parë, Luana Vjollca dhe Jay Santos kanë publikuar këtë të premte bashkëpunimin e tyre të shumëpritur “Locos”.
Artistët kanë ardhur më “shpërthyes” se kurrë në videoklipin e këngës që pritet të kthehet menjëherë në superhit veror.
Avionë privatë, makina luksoze, veshje të stilistëve më të njohur në botë, përfshirë Philipp Plein, e kanë bërë klipin një nga më të shtrenjtët të realizuar ndonjëherë.
Muzika e këngës super ritmike është punuar nga producenti spanjoll German Valenzuela, ndërkohë që teksti është shkruar nga ai dhe Luana Vjollca.
MixMaster është realizuar nga producenti i huaj spanjoll, fitues i 4 çmimeve Grammy, Caco Refojo .
Ka qenë vetë këngëtari nga Kolumbia Jay Santos, ai që e ftoi yllin e ekranit shqiptar të bashkëpunonte me të për këngën latine, që përmban edhe pjesë në gjuhën shqipe.
Kujtojmë se ky nuk është bashkëpunimi i parë muzikor ndërkombëtar për Luana Vjollcën, pasi një vit më parë ajo realizoi këngën me klip “Yalla Habibi” me australianin Faydee.
Top Channel