Përmes një postimi në rrjetet sociale, mjeku Ilir Alimehmeti ka ndarë një lajm të mirë sa i takon luftës kundër COVID-19.
Alimehmeti shkruan mbi një studim të fundit, i cili tregon se në Mbretërinë e Bashkuar kanë ndërruar jetë më shumë persona nga gripi sezonal sesa nga COVID-19. Më tej mjeku shton se duhet të shtrëngojmë dhëmbët edhe pak, pasi statistikat e fundit na bëjnë optimist se COVID-19 po i vjen fundi.
Postimi i plotë:
Lajm i mire mbi Covid-19! (Me porosi te nje mikeshe)
“Sado e erret te jete nata, dielli lind serish!”
Cit.: Pertef Kruja
Ne Mbreterine e Bashkuar, qe nga fillimi i qershorit e deri ne fundit e korrikut kane vdekur me shume persona nga gripi sezonal se sa nga koronavirusi.
Kujtoj qe UK ka 66.7 milione banore, 24-fish me shume se Shqiperia.
???????? Instituti Kombetar i Statistikave te UK informon se nga 17 Qershori deri me 31 Korrik:
6626 persona vdiqen nga gripi sezonal
2992 persona vdiqen nga koronavirusi
6626 / 2992 = 2.2-fish me pak vdekje nga Covid-19 ne krahasim me gripin.
Ky raport po rritet jave pas jave!
Ne javen e fundit te korrikut:
928 persona vdiqen nga gripi sezonal
193 persona vdiqen nga koronavirusi
928 / 193 = 4.8-fish me pak vdekje nga Covid-19 ne krahasim me gripin.
Per me shume:
Vdekjet nga gripi sezonal ne UK sivjet jane ne te uleta se sa mesatarja 5-vjeçare e te njejtes periudhe.
Forca miq!
Shtrengoni dhembet edhe pak!
Jemi prapa UK ne kurben epidemiologjike, por shpejt dielli do te linde serish!
Top Channel