Uilli, princi i Bel-Air, i luajtur nga Uill Smith në serialin e adhuruar gjatë viteve 90-të, do të rikthehet.

Por këtë radhë, historia e adoleshentit që ka bërë shkollën e rrugës, që shkon të jetojë me xhaxhaNë dhe tezen e tij të klasës së lartë, nuk do të jetë më një komedi.

Versioni i ri do të bazohet në një trailer YouTube-i që është bërë viral dhe ka mbi shtatë milionë shikime, dhe që riimagjinon serinë si një dramë që godet jo pak.

Smith po punon për serinë me Morgan Cooper, që krijoi trailerin alternativ vitin e kaluar. Në atë kohë, aktori e lëvdoi trailerin duke e quajtur një ide brilante, versionin dramatik të princit të Bel-Air-it për gjeneratën e ardhshme.

“Kompania e Smith, Westbrook Studios, do ta realizojë rikthimin me Universal TV, ndërsa Netflix, HBO Max dhe Peacock janë mes platformave që janë vënë në garë për ta transmetuar atë”, shkruan Hollivud Reporter. Krijuesit e serialit origjinal, Andy dhe Susan Borowitz do të jenë producentë ekzekutivë, bashkë me Uill Smith dhe producentët e dikurshëm Quincy Jones dhe Benny Medina.

Seriali origjinal është transmetuar nga viti 1990 deri në 1996, me 150 episode në tre sezone. Nuk është hera e parë kjo që Uill Smith tenton të rikthejë princin e Bel-Airit, por këtë radhë, duket se ia ka dalë mbanë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA