Një grua në Britaninë e Madhe, ka ndërruar jetë dy ditë pas ditëlindjes, teksa ishte në pritje të kryente një transplant të veshkave.

Khole Atkinson, nga Stoke-on-Trent, kishte jetuar e sëmurë me diabet prej 10 vitesh, por ajo nuk ishte në dijeni për sëmundjen pasi nuk kishte asnjë simptomë. Por 10 vite më pas, simptomat nisën të “zgjoheshin” tek Khole dhe mjekët sugjeruan që e reja të përdorte dializë.

Gjendja e 33-vjeçares nisi të përkeqësohet dhe për të mbijetuar ajo kishte nevojë për një transplant veshkash. Nuk ishte e lehtë që të gjendej një dhurues, por kur e gjetën dhe përcaktuan ditën e ndërhyrjes, e reja ndërroi jetë.

Në lidhje me vdekjen tronditëse, ka reaguar edhe shoqja e viktimës, e quajtur Kayleigh Fyfe: “ E dashura jonë Khole ndërroi jetë në orët e para të katër gushtit, vetëm dy ditë pas ditëlindjes së saj të 33-të. Ta kisha pranë, do të doja ta falenderojë për dashurinë dhe bujarinë që më ka dhuruar. Ajo ishte një person i veçantë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA