“Partizani, vlerësim e përgjegjësi”/ Prezantohet Ilir Daja

10/08/2020 12:30

Ilir Daja është zyrtarisht trajneri i Partizanit.

Të Kuqtë kanë bërë prezantimin e teknikut të ri ku i pranishëm ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm, Olsi Rama. Në konferencën për shtyp të zhvilluar me këtë rast, trajneri Daja nuk e fshehu kënaqësinë duke theksuar se marrja e drejtimit e një skuadre si Partizani është një vlerësim, por edhe përgjegjësi për të pasi bëhet fjalë për klubin me më shumë trofe në futbollin shqiptar

Ilir Daja theksoi gjithashtu se Partizani është një skuadër me pritshmëri maksimale, por për të vendosur objektivat konkretë duhet pritur fillimi i sezonit të ri dhe se është më mirë që gjërat të merren hap pas hapi pasi është më mirë që të arrihen fillimisht objektivat afatshkurtër e më pas ata afatgjatë

Trajneri i ri i “Të Kuqve” theksoi se ajo që duhet të bëjë skuadra e tij është të shprehë lojën më të mirë të mundshme në fushë dhe se ajo që synon është që të marrë maksimumin te skuadra kryeqytetase ashtu sikurse edhe ka bërë edhe te ekipet e tjera.

Ilir Daja është i vetmi trajner që drejton të tre skuadrat e kryeqytetit  teksa më parë ka qenë edhe në stolin e Tiranës dhe Partizanit. për më tepër ai ka fituar titullin kampion në Shqipëri me 3 skuadra të ndryshme Dinamo, Elbasani dhe Skënderbeu.

Top Channel