Te Milani dy skenarë janë në zhvillimi e sipër me 2 protagonistë të një niveli të lartë që Milan do të kërkojë t’i shfrytëzojë për t’u kthyer në elitën e futbollit italian dhe evropian.

Klubi milanez është gjithnjë e më pranë arritjes së një akordi me Zlatan Ibrahimovic që do të qëndrojë te kuqezinjtë edhe për një vit, ndërkohë që është gati të bëjë një tentativë edhe për blerjen e Bakayoko që është në pronësi të Chelsea-t por që  kaloi një sezon te Monaco.

Përsa i përket sulmuesit suedez, mbeten për t’u zgjidhur vetëm disa detaje me agjentin e tij Mino Raiola, por përshtypja e krijuar se gjithçka do të mbyllet brenda 15 gushtit. Çështjet për t’u zgjidhur janë ato që kanë të bëjnë me bonuset që duhen përfshirë në kontratë, disa janë të lidhura edhe me Ligën e Kampioneve

Ndërsa për Bakayoko, bëhet fjalë për një rikthim të mundshëm në Milanello pas një sezoni të kaluar në Principatë te skuadra e Monaco-s. Por më parë duhet zgjidhur çështja e kontratës së Ibrahimovic, përpara se francezi të nënshkruajë me kuqezinjtë. Në fakt Milani e ka gjetur marrëveshjen me Bakayoko, por mungon ajo me klubin që e ka në pronësi atë, Chelsea-n që është një pengesë e madhe për t’u kaluar.

Top Channel