Covid-19 në Champions/ 2 raste pozitive te Atletico Madrid

10/08/2020 12:35

Hija e Covid-19 zgjatet edhe në Final Eight të Ligës së Kampioneve.

Dy anëtarë të skuadrës së Atletico Madrid kanë rezultuar pozitivë për koronavirus, pasi iu nënshtruan testeve  të parashikuar nga protokolli i UEFA-s në prag të fazës finale të sezonit të Ligës së Kampioneve në Lisbonë. Vetë klubi madrilen konfirmoi lajmin nëpërmjet një komunikate për shtyp, teksa theksonte se personat e prekur nga Covid-19 janë izoluar dhe se futbollistët e stafi do t’i nënshtrohen testeve të tjera, përpara se të nisen për në Lisbonë ku në çerekfinale Atletico do të përballet me Leipzig

Nuk u bënë të ditur emrat e personave të prekur nga koronavirusi, por dihet vetëm që është shtyrë udhëtimi i Atletico Madrid drejt Portugalisë që ishte parashikuar këtë të hënë. Atletico Madrid bëri të ditur se teste të tjera janë parashikuar të kryhen nga e gjithë skuadra dhe pjesa tjetër e grupit që do të udhëtojë drejt Portugalisë si dhe të personave të tjerë që mund të kenë qenë në kontakt me dy rastet pozitive dhe rezulton se në total do të kryhen teste me tamponë dhe serologjikë te 93 persona.

 

Top Channel