Ajo është një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it. Bëhet fjalë për moderatoren e “Proçesit Sportiv” dhe “ E diell”, Alesia Bami e cila ka qenë e ftuar në “Pushime on top”.
E pyetur nga moderatori, Flori Gjini si e gjen kjo verë moderatoren seksi ajo ka thënë se është beqare. “ Jam shumë e vogël për tu fejuar”, ka thënë Alesia duke i dhënë fund thashethemeve për fejesën e saj.
Flori Gjini e ka pyetur edhe për dasmën e saj të ëndrrave dhe ajo është shprehur se do donte të martohej në kalanë e Krujës, pra në vendlindjen e saj.
Nga ana tjetër ajo ka pohuar se këto pushime është duke i kaluar me prindërit.
Alesia Bami: Nuk kam mikesha në televizion, nuk e di çfarë kanë me mua.
Xhelozia femërore është e pranishme në çdo aspekt të jetës, por në botën e medias dhe artit duket se është paksa më e ashpër.
Dhe pikërisht këtë fakt e ka konfirmuar edhe, moderatorja Alesia Bami e cila në një intervistë për “Pushime on Top”, ka thënë se ka më shumë miq se mikesha.
“Kam më shumë miq se sa mikesha, kam edhe shoqe por jashtë televizionit. Nuk e di se çfarë kanë me mua.Nuk e di seç kanë diçka që duan të sulmojnë”, ka thënë Bami në një intervistë për moderatorin Flori Gjini.
Ajo ka zbuluar gjithashtu për herë të parë se brenda programit “E diell”, do të ketë edhe një projekt të sajin.
Top Channel