
24/02 18:37
Numri i turistëve që vizitojnë Parkun Arkeologjik te Apolonisë ka ardhur ne rritje gjatë ditëve me mot te paqendrueshëm. Qyteti antik u vizitua nga me pak se 100 turistë ne 24 orë.
Ata janë kryesisht vendas, ndërsa vetëm një numër i vogel turistësh te huaj vijnë nga vendet e lindjes si Polonia, Rusia, Cekia apo Bullgaria.
Sipas përgjegjësit te muzeut te parkut arkeologjik, numri i turistëve ka pësuar një rënie te ndjeshme për shkak te mbylljes se kufijve nga pandemia.
Nga 1 janari i këtij viti edhe çmimi i biletës se hyrjes ka pësuar rënie, nga 600 është bërë 400 lekë, te cilave hyrja është falas. Por numri i turistëve ka rënë ne mënyrë drastike. Shkak për këtë është bërë mbyllja e kufijve.
Top Channel